Dramë në “Derby d’Italia”, Juventusi mposht Interin duke mbajtur gjallë shpresën për Ligën e Kampionëve

Ka përfunduar "Derby d'Italia" ndërmjet Juventusit dhe Interit në "Allianz Stadium".

Sport

15/05/2021 19:55

“Bianconerët” arritën të shënojnë të parët në min 24’ kur Cristiano Ronaldo arriti të shënojë pasi humbi penaltinë dhe nga topi i kthyer shënoi në portën e Handanovic.

Mirëpo, Interi arriti të shënojë pas 10 minutash përmes një penaltie e cila u akordua në favorin e tyre.

Në minuntën e 35’ Romelu Lukaku u tregua i saktë nga pika e bardhë për të barazuar gjithçka në “Allianz Stadium”.

Por, kur u mendua se gjithçka do të përfundonte, pas një aksioni të mirë, shënoi Juan Cuadrado ne min 45+3 për ti dhënë avantazhin skuadrës me një gol tejet të rëndësishëm në një moment të duhur.

Në pjesën e dytë, Juventusi mbeti pa një lojtar pasi Rodrigo Bentancur u përjashtua nga loja pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të dyshimtë ndaj Romelu Lukakut.

Ndërsa Interi shënoi gol në minutën e 85′ pas një konsultimi të gjatë ku goli u regjistrua si autogol i Chiellinit.

Por kur u mendua se gjithçka përfundoi, në min 86 u akordua penalti për Juventusin pas një depërtimi të Cuadrados.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Juan Cuadrado i cili shënoi në min 87′.

Rezultati përfundimtar, Juventus 3-2 Inter./Lajmi.net/

Goli i Ronaldos:

Goli i Lukakut:

Goli i Cuadrados:

Goli i dytë i Cuadrados: