Zidane: Nuk është koha të fokusohemi te e ardhmja ime, do japim gjithçka ndaj Granadas
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Granadas.
Sport
Tekniku francez nuk ka pranuar të zbulojë të ardhmen, derisa tha se është i fokusuar të tri ndeshjet e mbetura.
“Gjëja më e rëndësishme është të japim gjithçka në fushë. Një sezon i keq është kur nuk i jep të gjitha”.
“Castilla është shumë e rëndësishme për ne. Do ftojmë lojtarë kur na duhen. Komunikojë me Raul gjatë tërë kohës”.
“Ka shumë raportime për të ardhmen time dhe transferimet, por nuk është koha. Lojtarët e mi janë të fokusuar në tri ndeshjet e mbetura dhe kjo më pëlqen”.
“Provojë t’i shikojë ndeshjet e rivalëve kur jam në shtëpi, i shikojë ndonjëherë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, sfida mes Realit dhe Granadas zhvillohet nesër me fillim nga ora 22:00./Lajmi.net/