Ditë e rekordeve, Conte dhe Inter mund të thyejnë disa rekorde sot

Antonio Conte do të luajë ndeshjen e 200-të si trajner me Interin sonte ndaj Sampdorias.

Sport

08/05/2021 10:48

Me fillim nga ora 18:00 do të luhet ndeshja mes Interit dhe Sampdorias, me Nerazzurrët që tashmë janë shpallur kampion, transmeton lajmi.net.

Inter janë treguar të jashtëzakonshëm në këtë vit, duke qenë të pamboshtur që nga 6 janari dhe kanë marrë kështu 14 fitore e katër barazime.

Ky do të jetë një rast i veçantë për shumë arsye, kjo edhe për shkak se rreth 3,000 tifozë të Inter do të lejohen të hyjnë në një zonë jashtë Stadio Giuseppe Meazza për të ndihmuar në festimin e Scudetto.

Do të jetë gjithashtu ndeshja e 200-të e Conte në Serie A si trajner dhe çfarëdo që të ndodhë sot, ai do të vendosë një rekord të ri si trajneri me më shumë fitore në 200 ndeshjet e tij të para gjatë historisë së klubit.

Tekniku italian ka regjisturar 135 fitore tashmë në 199 ndeshje.

Interi gjithashtu mund të thyejë edhe rekordin për 14 ndeshje radhazi të fituara në shtëpi, 13 është rekordi i tyre./Lajmi.net/