FKKS ju fton ta provoni ndjenjën e kajakimit në Liqenin e Batllavës

Federata e Kajakimit të Kosovës ka njoftuar të gjithë qytetarët e interesuar për organizimet që do të ndodhin në këtë muaj.

Sport

06/05/2021 22:38

Rreth tre vite më herët, disa entuziastë të kajakimit në Kosovë kanë filluar punën për të grupuar individët të cilët praktikonin dhe ishin aktiv në sportin e kajakimit.

Duhet cekur se kajakimi si sport në Kosovë është praktikuar qysh nëvitet ’70-ta të shekullit të kaluar (kajak dhe kanu) në qytetin e Mitrovicës, Pejës dhe Prishtinës. Federata për Kajakim e Kosovës (FKKS) është themeluar në fillim të muajit Shtator të vitit 2020.

Më pas FKKS është licencuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve (MKRS) dhe është bërë anëtare e rregullt e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK). Momentalisht, në gjirin e FKKS-së operojnë 7 klube dhe duke parë trendet e përhapjes së këtij sporti, ky numër do të rritet në vazhdimësi.

Perveç masovizimit të kajakimit në Kosovë, synimi jonë është që FKKS të bëhet anëtare e Federatës Botërore për Kajakim (ICF – International Canoe Federation) dhe Federatës Evropiane për Kajakim (ECA – European Canoe Associacion) në mënyrë që kajakuesit nga Kosova të kenë qasje në arenën ndërkombëtare dhe të bëjnë përfaqësimin e duhur të Kosovës edhe në këtë sport.

Në fillim të Qershorit/2021 nën përkujdesjen e FKKS-së, do të organizohen garat zyrtare të kajakimit në Kosovë. Të gjithë adhuruesit e kajakut të cilët dëshirojnë të provojnë ndjenjën e kajakimit, ju njoftojmë se me dt.: 09.05.2021 (e Diel) në ora 10:00, klubet e Federatës për Kajakim të Kosovës do të jenë në Liqenin e Batllavës me kajakët e tyre në dispozicion të qytetarëve që dëshirojnë të kajakojnë! Jeni të mirëseardhur për të provuar këtë sport atraktiv!