Tragjike: Gjendet i vdekur në lum një fëmijë 4-vjeçar në Blaç të Dragashit

Një fëmijë i moshës 4-vjeçare është gjetur pa shenja jete në fshatin Blaç të komunës së Dragashit.

Lajme

04/05/2021 20:40

Nga dyshimet e para, flitet se viktima është mbytur në lum, shkruan lajmi.net.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 20:02 minuta Policia është informuar se një fëmijë 4 vjeçar është gjetur në lumin e fshatit Blaç pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i fshatit. Në vendin e ngjarjes tanimë kanë dalë hetuesit dhe forenzika”, kanë thënë nga Policia. /Lajmi.net/