ZYRTARE: Mbappe do të luajë kundër Man Cityt
Kilyan Mbappe do të luajë kundër Manchester Cityt në gjysmëfinale.
Sport
Paris Saint Germain ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën e dytë gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt, shkruan lajmi.net.
Lajm i mirë për parisienët është se Kilyan Mbappe është i gatshëm dhe figuron në listën e lojtarëve të grumbulluar.
Mbappe nuk u paraqit ndaj Lens shkaku i një lëndimi dhe paraqitja e tij ndaj Cityt u vu në dyshim.
Por, tani PSG ka publikuar listën e lojtarëve dhe zyrtarisht Mbappe do të udhëtojë në Manchester.
Më poshtë mund të shihni lojtarët e grumbulluar nga Pochettino./Lajmi.net/
Le groupe parisien pour cette demi-finale retour ! ???#UCL | #MCIPSG
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) May 3, 2021