Rashica rrugës për finalen e Kupës së Gjermanisë
Werder Bremen do të përballet me RB Leipzig në kuadër të gjysëmfinales së DFB Pokal të Gjermanisë.
Sport
Milot Rashica synon që të arrijë në finalen e Kupës së Gjermanisë, për të lënë pas sezonin e ‘dështuar’ të Bremenit, raporton lajmi.net.
Leipzig është në formë më të mirë sesa Bremen dhe madje ka fituar dy herë ndaj tyre sa janë përballur këtë sezon (1-4 dhe 2-0).
Werder Bremen synon trofeun e 7-të në histori të klubit, ndërsa Leipzig të parin ndonjëherë.
Ndeshja tjetër gjysëmfinale në DFB Pokal do të jetë sfida mes Borussia Dortmund dhe Holstein Kiel./Lajmi.net/