Chelsea përgatit ofertë për Lukakun
Chelsea është i interesuar për të transferuar sulmuesin Romelu Lukaku dhe mund të ofrojnë 105 milionë euro për sulmuesin.
Sport
Lukaku ishte më herët pjesë e Chelseas në vitin 2011, por pastaj u huazua te West Brom dhe kompletoi kalimin te Everton, transmeton lajmi.net.
Sipas Sun, “Blutë” duan ta blejnë ish yllin e Manchester Unitedit, që është duke shkëlqyer nën urdhrat e Antonio Contes te Interi.
Lukaku kaloi te Inter për 74 mnilionë euro në vitin 2019 dhe ka shënuar 61 gola në 91 ndeshje për “Neurazzurët”.
27-vjeçari i ka ndihmuar Interit të jetë në pozitën e dytë në Seria A dhe në finale të Ligës së Evropës edicionin e kaluar, derisa këtë edicion janë shumë afër të fitojnë Scudetton.
Sulmuesi Timo Werner ka dështuar të bind në vitin e parë dhe interesimi për Erling Haaland ka rënë poshtë, meqenëse thuhet se norvegjezi i ka refuzuar./Lajmi.net/