Marquinhos në një ‘nivel’ me Griezmann dhe Ronaldon

Marquinhos ka shënuar në ndeshjen gjysëmfinale ndaj Manchester Cityt në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

29/04/2021 08:57

Braziliani i ka dhënë epërsinë klubit të PSG-së në ndeshjen e parë gjysëmfinale, duke shënuar me kokë pas një asistimi të Di Marias, raporton lajmi.net.

Në këtë ndeshje, Marquinhos është bërë vetëm lojtari i tretë në histori të Ligës së Kampionëve që shënon në çerekfinale dhe gjysëmfinale dy sezonem e radhë.

Këtë gjë më herët e kishin arritur vetëm Cristiano Ronaldo (2011/12, 2012/13, 2013/14) dhe Antoine Griezmann (2015/16, 2016/17)./Lajmi.net/