Bayern e do Nagelsmann si pasuesi i Flick, por kjo është vlera e lartë që kërkon Leipzig
Ishte trajner Hansi Flick që befasoi të gjithë duke kërkuar ndërprerje të kontratës me Bayern Munichun.
Sport
Flick që fitoi të gjithë trofetë e mundshëm brenda një edicioni me “Bavarezët” është duke shpresuar t’i ndërprehet kontrata me qëllim që të marrë stolin e Kombëtares së Gjermanisë, përcjellë lajmi.net.
Bayern fillimisht ka refuzuar ta largojë Flick, por tani është në negociata me trajnerin, derisa kanë gjetur edhe pasuesin.
Bëhet fjalë për trajnerin e RB Leipzigut, Julian Nagelsmann që ka ndërtuar skuadër shumë të mirë te klubi gjerman, derisa edicionin e kaluar arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Bayern dëshiron që Nagelsmann të jetë pasuesi i Flickut dhe Leipzig do ta lejojë të largohet, por vetëm nëse paguhen plotë 30 milionë euro.
Kjo vlerë për bordin e Bayernit është duke u cilësuar mjaftë e lartë, por vendimi përfundimtar do kuptohet në fund të edicionit./Lajmi.net/