Tuchel: West Hami është i vështirë për tu mposhtur, sikurse Atletico Madrid
Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka krahasuar West Hamin me Atletico Madridin.
Sport
Tuchel pas fitores ndaj rialit londinez, West Ham United, ka bërë një krahasim me skuadrën spanjolle, Atletico Madrid, shkruan lajmi.net.
Tuchel u shpreh se përballja me West Hamin i kujtoi atij përballjen me Atletico Madrid, në aspektin e vështirësisë.
“Sinqerisht, ma kujtoi ndeshjen me Atletico Madridin, kur luajtëm në Wanda Metropolitano”, tha ai.
“Shumë vështirë për të luajtur, ju mund ta fitoni posedimin e topit, por ti lëndosh ata me posedim është ë vështirë”, shtoi ai.
“Duhet ti shfrytëzoni shanset dhe të jeni të mençur”, tha Tuchel.
“Duhet të mos bëni gabime dhe në të njëjtën kohë, të jeni shumë i durueshëm, ne kishim një paraqitje të mirë sot, por ndeshja mu duk si ajo me Atleticon, sepse ata kanë shumë kualitet, dhe në momentin që humbet intensitetin atëherë ata mund të të lëndojnë”, përfundoi Thomas Tuchel./Lajmi.net/