Përfundon pjesa e parë, Chelsea në avantazh ndaj West Hamit me golin e Werner

Timo Werner ka gjetur golin në ndeshjen ndaj West Ham United.

Sport

24/04/2021 19:18

Timo Werner ka shënuar gol në derbin e Londrës ndaj West Ham United, shkruan lajmi.net.

Gjermani edhe pse ka vuajtur duke mos shënuar gola siç jemi mësuar ta shohim, arriti të shënojë gol të rëndësishëm në këtë takim.

Werner u gjend mirë në zonë në minutën e (43′) duke shfrytëzuar një pasim nga Chilwell për të zhbllokuar rezultatin në “Upton Park”.

Chelsea pati iniciativën gjatë gjithë pjesës së parë, ndërsa West Hami pati një mundësi nga kundërsulmi por pa efikasitet.

Rezultati i pjesës së parë, West Ham United 0-1 Chelsea./Lajmi.net/