Chelsea dështon të fitojë, ‘nxehet’ gara për top 4 në Premierligë

Chelsea ka dështuar të fitojë në "Stamford Bridge" ndaj Brightonit, duke barazuar 1-1.

Sport

20/04/2021 23:18

Edhe pse gjatë gjithë ndeshjes, Blutë e Londrës patën kontroll të topit në fund nuk arritën të shënojnë gol, raporton lajmi.net.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel, pati vetëm dy goditje drejtë portës së Robert Sanchez.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Ben White, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, për t’u larguar nga loja.

Megjithatë, edhe pse Brighton mbeti me 10 lojtarë në fushë, Chelsea nuk arriti që të fitojë ndeshjen.

Kjo ndeshje, ka bërë edhe më të vështirë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për Blutë, më poshtë mund të shihni edhe tabelën aktuale./Lajmi.net/