Skuadra e Juventusit kompletohet, Bernardeschi shërohet nga COVID-19

Klubi i Juventusit ka njoftuar se lojtari i tyre, Federico Bernandreschi, është shëruar nga COVID-19.

Sport

20/04/2021 19:13

Mesfushori italian ka kontraktuar virusin gjatë ndeshjeve me kombëtare, pasi një pjesë e stafit rezultuan pozitivë, transmeton lajmi.net.

Bernardeschi doli negativ në dy teste që i ka bërë brenda dy ditëve dhe nga kjo nënkuptohet që ai mund të dalë nga vetë-izolimi.

Kjo do të thotë që ai tani është shëruar nga virusi dhe do të bashkohet me klubin në stërvitjen e fundit përpara ndeshjes së ardhshme.

Italiani mund të zëvendësojë lojtarin e lënduar, Federico Chiesa, në pjesën e sulmit.

Juventus do të luajë ndaj Parmas nesër me fillim nga ora 20:45 në Torino./Lajmi.net/