Nuk mjafton goli i Rashicës, Dortmund mposht me rikthim Werderin

Borussia Dortmund ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi kundër Werder Bremen.

Sport

18/04/2021 17:22

Gjiganti gjerman ia doli që me përmbysje të triumfoi ndaj Werderit (4 – 1), shkruan lajmi.net.

Fillimisht, ishte ylli kosovar Milot Rashica që pranoi një top të bukur nga Eggestein dhe ia doli ta konkretizojë për 0 – 1 (14′).

Por, Reyna barazoi shifrat me një gol nga distanca (29′).

Pas pesë minutave, Erling Haaland u tregua i saktë nga pika e bardhë për të vënë skuadrën në epërsi (34′).

I njëjti realizoi sërish pas katër minutave, për rezultatin 3 – 1 (38′).

Në pjesën e dytë, ishte goli i Hummels që vulosi fitoren (87′).

Pas kësaj fitore, Dortmund ngritët në pozitën e pestë me 49 pikë, derisa Werder renditët në vendin e 13-të me 30 sosh./Lajmi.net/