Allegri mund të befasojë të gjithë me rikthimin e tij, gjiganti evropian konsideron shërbimet e tij
Raportet janë në rritje në Gjermani se Massimiliano Allegri mund të marrë detyrën e trajnerit të Bayern Munich nga sezoni i ardhshëm.
Sport
Ish-trajneri i Juventusit dhe Milanit ka qenë pa punë për gati dy vjet që kur u shkarkua nga Zonja e Vjetër, pavarësisht se fitoi pesë tituj të Serie A radhazi dhe arriti dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net.
Flick ka fituar gjithçka me Bayern Munchen dhe tani që stoli i ekipit kombëtar gjerman do të jetë i lirë, ai mund të marrë ‘frenat’ e ‘Die Mannschaft’.
Gazeta gjermane ‘Bild’ raporton se Allegri nuk është duke u konsideruar thjesht një plan B, mirëpo një mundësi reale.
Allegri thuhej të kishte kontakte edhe me Romën, por raportet e fundit në Itali pretendojnë se ai i ka refuzuar ata./Lajmi.net/