PSG merr ‘hak’, eliminon Bayernin, kualifikohet në gjysëmfinale
Paris Saint-Germain ka arritur kualfikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pasi ndeshja me Bayern Munich është mbyllur 3-3 me rezultat të përgjithshëm.
Sport
Ndeshja e parë çerekfinale mes Bayern Munich dhe PSG, e zhvilluar në Gjermani është mbyllur 3-2 në të mirë të skuadrës parisiene, shkruan lajmi.net.
Për këtë arsye, golat e shënuar si mysafire e kanë ndihmuar skuadrën e drejtuar nga Mauricio Pochettino të kualifikohet tutje.
Ky do të jetë viti i dytë radhazi që PSG arrin kualifikimin në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e dytë çerekfinale, u mbyll me rezutlat 1-0 pasi Choupo Moting shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 40-të.
PSG do të pres fituesin e takimit Manchester City dhe Borussia Dortmund për të njohur kundërshtarin e gjysëmfinales./Lajmi.net/