Gosens tregon shpirtin ‘arrogant’ të Ronaldos: Ai refuzoi të shkëmbente fanellat
Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, refuzoi që të shkëmbente fanellat me lojtarin e Atalantas, Robin Gosens.
Sport
Megjithatë, Gosens në fund arriti që përmes bashkëlojtarëve të tij, të marrë fanellën e portugezit, transmeton lajmi.net.
“Pas ndeshjes, unë shkova tek ai dhe i kërkova që të shkëmbejmë fanellat. Mirëpo ai nuk pranoi”, u shpreh Gosens në autobiografinë e tij “It’s Worth Dreaming” (ia vlen të ëndërrosh).
Tutje, Gosens tregoi se Ronaldo u tregua shumë arrogant duke mos e shikuar fare atë, por vetëm i tha: “Jo”.
“U ndjeva si një njeri shumë i turpëruar dhe po shikoja pranë vetes nëse ka njerëz që e kanë parë atë”.
Bashkëlojtarët e lojtarit të Atalantas, bënë shaka me të që nuk mori një fanellë nga Ronaldo dhe në fund vendosen që së bashku ta merrnin një gjë të tillë./Lajmi.net/