Përfundon pjesa e parë e “El Clasico”, Reali në avantazh ndaj Barçës

Ka përfunduar pjesa e parë në "El Clasico" ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës.

Sport

10/04/2021 21:47

Barcelona fillimisht pati iniciativën por që mysafirët nuk mundën të tregoheshin efektivë para portës së Courtois, shkruan lajmi.net.

Karim Benzema shënoi një gol fantastik në min (14′) pas një asistimi nga Lucas Vazquez.

Nuk vonoi shumë dhe “Los Blancos” dyfishuan avantazhin. Toni Kroos shënoi nga gjuajtja e lirë.

Kroos shënoi gol në min (28′) për të dyfishuar rezultatin. Reali pati edhe një rast të mirë, përmes Valverde i cili qëlloi shtyllën.

Lucas Vazquez pësoi lëndim dhe u detyrua të largohet nga loja në min 43′, ai u zëvendësua nga Odriozola.

Rezultati i pjesës së parë, Real Madrid 2-0 Barcelona./Lajmi.net/

Goli i Benzemas:

Goli i Kroos: