Publikohet lista e lojtarëve për “El Clasico”, rikthehen Pique dhe Roberto

Barceloan ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar në ndeshjen ndaj Real Madridit në "El Clasico".

Sport

09/04/2021 17:12

Barcelona ka arritur të rikuperojë shumicën e lojtarëve të lënduar që kishte më herët, shkruan lajmi.net.

Gerard Pique dhe Sergi Roberto janë risitë në këtë grumbullim, dyshja ka arritur të rikuperohen nga lëndimet dhe janë të gatshëm për selektim.

Edhe mbrojtësi Araujo është i gatshëm për këtë sfidë.

Të pafatë ishin Ansu Fati, Philippe Couninho dhe portieri Neto që do të mungojnë në këtë super-sfidë.

Messi sigurisht është i gatshëm, edhe Frankie de Jong, por që rrezikojnë në rast të ndëshkimit të suspendohen nga një ndeshje.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Ronald Koeman./Lajmi.net/