Koeman ka mendim të njëjtë sikur Zidane: Messi dhe Ramos duhet të qëndrojnë në La Liga
Zinedine Zidane është shprehur gjatë ditës së sotme se është pro-mendimit që Lionel Messi të qëndrojë te Barcelona.
Sport
Menjëherë pasi ka shprehur këtë qëndrim, Ronald Koeman gjithashtu ka komentuar këtë çështje, përcjell lajmi.net.
“Zidane tha se dëshiron që Messi të qëndrojë, a dua unë që Ramosi të bëjë një gjë të tillë? Gjëja më e mirë është që lojtarët më të mirë të qëndrojnë në La Liga. Shpresoj që Messi të qëndrojë me ne dhe Ramosi në Real Madrid”, ka thënë Koeman.
Kontratat e Messit dhe Ramosit do të përfundojnë në qershor të këtij viti dhe akoma nuk janë marrë vesh për një rinovim të kontratës me klubet e tyre./Lajmi.net/