Zidane: Nuk dua që kjo të jetë El Clasico e fundit e Messit, ai duhet të qëndrojë

Zinedine Zidane ka mbajtur një konferencë shtypi përpara ndeshjes ndaj Barcelonës.

Sport

09/04/2021 13:33

“Ne e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë padyshim. Jemi të gatshëm”, u shpreh Zidane, përcjell lajmi.net.

“A do të jetë kjo klasikja e fundit me Romasin? Shpresoj shumë që jo, ai nuk do jetë i pranishëm nesër dhe është dëshpëruese. Shpresoj që ai të qëndroj në klub”.

“Hazard nuk do të jetë i gatshëm. Ka pasur probleme me lëndime dhe nuk do të rrezikojmë”.

“La Liga nuk do të marrë fund edhe nëse humbasim këtë ndeshje, nuk po mendoj aspak për këtë gjë. Jam i fokusuar vetëm te ndeshja”.

Tutje, gazetarët e kanë pyetur Zidane për një transferim të mundshëm të Mbappes në skuadër. Ai është përgjigjur në këtë mënyrë: “E njoh atë shumë mirë, e njohim njëri tjetrin, por ai nuk është lojtari jonë dhe nuk duam të flasim për këtë gjë. Do të shohim se çfarë na pret e ardhmja”.

“Nuk shfaq asgjë fakti që Messi nuk ka shënuar që nga viti 2018, ne e dimë mirë se kush është ai. Messi mund të mos shënojë gol por ata janë të gjithë shumë të mirë. Do shkojmë nesër me një qëllim që t’i kundërpërballemi forcave ë tyre. Dëshirojmë të zhvillojmë një ndeshje të mirë”.

Zidane dhe Koeman do të luajnë në përballje të ‘zjarrtë’ mes veti nesër, pasi kjo ndeshje mund të jetë determinuese për titullin e La Ligas./Lajmi.net/