ZYRTARE: Lahoz është lënduar, caktohet gjyqtar i ri për Klasiken

Gjatë ditës së sotme është mësuar se Mateu Lahoz ka pësuar një lëndim dhe kësisoj nuk do të jetë në gjendje për të drejtuar Klasiken.

Sport

09/04/2021 11:11

Gil Manzano është caktuar si gjyqtari kryesor i Klasikes së 10 prillit, pasi Lahoz është lënduar, transmeton lajmi.net.

Federata Spanjolle ka bërë të ditur lajmin përmes një njoftimi zyrtar dhe tanimë është caktuar edhe gjyqtari i ri.

Gil Manzano ka një histori të keqe me lojtarin e Barcelonës, Lionel Messi, i cili refuzoi të përshëndetet me gjyqtarin në barazimin 2-2 mes Gironas dhe Barcelonës në vitin 2018.

Real Madrid dhe Barcelona do të luajnë kundër njëra tjetrës të shtunën me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/