Ambasada e Kosovës në Gjermani me njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që udhëtojnë drejt këtij vendi

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dalur me një njoftim për masa të reja me rastin e udhëtimeve nga Kosova në këtë shtet.

Lajme

30/03/2021 18:38

Sipas kësaj ambasade, nga sot të gjithë personat që udhëtojnë përmes rrugëve ajrore drejt Gjermanisë duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit për COVID-19 para se të fillojnë udhëtimin e tyre.

“Nga data 30 mars 2021 të gjithë personat që udhëtojnë përmes rrugëve ajrore drejt Gjermanisë duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit për COVID-19 para se të fillojnë udhëtimin e tyre. Kjo vlen pa marrë parasysh vendin nga ku ka udhëtuar personi”, është thënë nga kjo ambasadë.