Khloe Kardashian kritikon ish-partnerin e Kourtney, Younes Bendjima përmes një postimi në Twitter
Khloe Kardashian zbuloi se nuk i pëlqente Younes Bendjima i cili dilte me motrën e saj Kourtney Kardashian pasi u nda nga Scott Disick.

ShowBiz
Khloe Kardashian ka kritikuar ish-partnerin e Kourtney, ditë pasi bëri sikur ajo e kishte harruar emrin e tij, shkruan Mirror.
Khloe Kardashian zbuloi se nuk është adhuruese e Younes Bendjima i cili dilte me motrën e saj Kourtney Kardashian pasi u nda nga Scott Disick, transmeton lajmi.net.
View this post on Instagram
Në skenat e transmetuara në episodin e fundit të Keeping Up With The Kardashians, vëllezërit dhe motrat folën para kamerës në lidhje me Kourtney dhe të dashurin Younes Bendjima.
Në episodin e së enjtes, Khloe, 36, pyeti motrën e saj të madhe nëse ajo ende ka kontakte nga “si quhet”.
Kourtney u përgjigj: “Jo, kurrë”.
Mospëlqimi i saj për modelin algjerian u ngrit qartë në sipërfaqe ndërsa ajo tha: “A shikoni prapa dhe mendoni se ai mund të ketë qenë pak negativ për ju?”
Kourtney tha: “Po. Ai më dërgon mesazhe kohë pas kohë.”
Natën e kaluar, ajo përsëriti mendimin e saj për burrin shumë më të ri me një postim të ashpër./Lajmi.net/