Trump shpreson që Markle t’i hyjë garës për presidente që ta ketë kundërkandidate

Donald Trump ka thënë se nuk është fans i Dukeshës së Sussex, por se shpresoj se ajo do të garojë për presidente të SHBA-së në vitin 2024 kështu që ai mund të garojë kundër saj.

Bota

18/03/2021 18:58

Trump në Fox News tha se nuk e pëlqen mënyrën sesi ka folur për Familjen Mbretërore dhe Mbretëreshën, të cilën e quajti një “person të jashtëzakonshëm”.

I pyetur nga moderatori i Fox në lidhje me raportet që Meghan ishte takuar me demokratët në lidhje me një ofertë të mundshme për vitin 2024, Trump tha: “Shpresoj që kjo të ndodhë sepse nëse kjo do të ndodhte, mendoj se mua do të më mbushej mendja edhe më shumë për t’i hyrë garës. Unë s’jam fansi i Meghan”.

Në një nga intervistat më të gjata që kur doli nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se “bazuar në çdo sondazh, ata më duan që të garojë sërish. Por, ne do të shohim”.