Fat i tmerrshëm, ja sa do mungojë Eden Hazard

Transferimi i sulmuesit Eden Hazard te Real Madrid është duke u bërë gjithmonë e më keq.

Sport

15/03/2021 18:21

Belgu pas disa javëve jashtë fushe u rikthye në fitoren ndaj Elche, por prapë ka pësuar lëndim në muskuj, raporton lajmi.net.

Sipas mediave spanjolle, ky lëndim do ndikojë që Hazard të jetë jashtë fushës për katër deri në gjashtë javë.

Kjo është e tmerrshme për Hazardin, që deri me tani te Real Madrid ka kaluar 364 ditë i lënduar.

Mbetet të shihet nëse Hazard do rikthehet me shpejtë se sa pritet, sidoqoftë, nesër Real Madrid do jetë nikoqir i Atalantas për 1/16 e Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/