Pediatrja Lira Gjika: Fëmija nuk bën gabime, vetëm eksperimenton

Kur nje i rritur ka nevoje per kohe po femies pse insistojme qe te jete i sakte e i perkryer pa u rritur?

Lifestyle

15/03/2021 10:24

Pediatrja Lira Gjika ka folur rreth atyre që prindërit i quajnë gabime të fëmijëve, mirëpo sipas saj, ato nuk janë gabime, janë eksperimente, shkruan lajmi.net.

“Fëmija, djalë apo vajzë qoftë, vetëm po eksperimenton për të njohur veten dhe mjedisin ku ështe pjesë.

Prindët apo zëvëndësusit e tyre, janë aty jo që ti ndëshkojnë, por nëpërmjet fjalës ti shpjegojë fëmijës gjërat që nuk i di dhe ti japin kohen e duhur per ti pervetësuar.

Prindët duhet të njohin e të dinë se çfar ndodh në mosha të caktuara dhe si reagon një fëmijë në mosha të caktuara.

Te rritur, mos harroni fëmija po ndërton mekanizmat e të rriturit. Nuk është i rritur. Nuk e shikon botën dhe gjërat si i rritur.

Ashtu si per te rriturin qe ne fillim te nje eksperience te re, nuk eshte i sigurt dhe i sakte sic deshiron, i duhet pak kohe qe te mund te veproje e mendoje i lirshem, e njejta gje ndodh edhe me femijen.

Kur nje i rritur ka nevoje per kohe po femies pse insistojme qe te jete i sakte e i perkryer pa u rritur?”. /Lajmi.net/