A janë të rrezikshme për gratë shtatzëna kontrollet me skaner nëpër aeroporte?

Rreziku për nënën, madje edhe në rastet e ekspozimeve të përsëritura, është jashtëzakonisht i papërfillshëm. 

Lifestyle

14/03/2021 14:43

Skanerat janë dy llojesh: një lloj përdor rrezatimin elektromagnetik jojonizues (valët milimetrike), një formë energjie e ngjashme me atë të përdorur në imazhet e radarëve dhe sinjaleve radiofonike, shkruan libri “Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme”.

Për këtë lloj rrezatimi të përdorur për një shekull të tërë, nuk është konstatuar asnjë efekt mbi shëndetin, transmeton lajmi.net.

Lloji tjetër përdor rrezatimin jonizues me teknologji “back scatter”, i cili e ekspozon individin ndaj një sinjali shumë të dobët dhe jashtëzakonisht të ulët të rrezeve X.

Skaneri lëshon një rrezatim aq të dobët, saqë rrezet X nuk depërtojnë në trup. Për secilën nga këto pajisje, nuk ekziston asnjë provë që të vërtetojë rrezikun që i kanoset fetusit.

Rreziku për nënën, madje edhe në rastet e ekspozimeve të përsëritura, është jashtëzakonisht i papërfillshëm.

A ka problem nëse përdor DEET për të parandaluar pickimet nga mushkonjat? Në përgjithësi DEET-ja, elementi aktiv në preparatet e zakonshme për largimin e insekteve, është i parrezikshëm për aq kohë sa ju do të ndiqni udhëzimet e firmës prodhuese.

Ky produkt ju ofron mbrojtje nga sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat dhe këpushat, si virusi i Nilit Perëndimor dhe sëmundja “Lyme”.

Shmangia e këtyre sëmundjeve është më e rëndësishme sesa rreziqet që produkti mund të përcjellë përmes lëkurës në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Për të qenë sa më të sigurta, mundohuni të dilni sa më pak jashtë, veçanërisht gjatë tremujorit të parë dhe përdorni sa më pak produkte të tilla, pra, vetëm kur të jeni jashtë. /Lajmi.net/