Chelsea dhe Man Utd në garë me njëri tjetrin për yllin e Romës

Chelsea dhe Manchester United thuhet se i kanë vënë sytë mbrojtësit të Romës Gianluca Mancini.

Sport

12/03/2021 15:52

Ish-qendërmbrojtësi i Atalantas ka qenë një titullar i rregullt për Giallorossi këtë sezon, përcjell lajmi.net.

Sipas Calciomercato.com, Chelsea dhe Manchester United e kanë kthyer vëmendjen e tyre drejt 24 vjeçarit që u bashkua me Romën nga Atalanta në 2019.

Kontrata e Mancini përfundon në 2024 dhe Roma nuk dëshiron ta shesë atë, edhe nëse gjigandët e Premierligës vendosin deri në 30 milion € në tavolinë.

Mancini shënoi në dy ndeshjet e fundit të Romës kundër Genoa dhe Shakhtar./Lajmi.net/