Lojtarët e PSG falendërojnë Navasin: Faleminderit nga thellësia e zemrës

PSG ka eliminuar Barcelonën nga faza e 16-të e finales, për tu kualifikuar në çerekfinale pas rezultat të përgjithshëm 5-2.

Sport

10/03/2021 23:22

Kylian Mbappe dhe Lionel Messi ishin golashënuesit e vetëm në këtë ndeshje, mirëpo vëmëndje tjetër të veçantë mori edhe Keylo Navas, shkruan lajmi.net.

Navas në këtë ndeshje zhvilloi 90 minuta, ku arriti që të bëjë nëntë pritje dhe gjithashtu të presë penalltinë e Leo Messit në përfundimin e pjesës së parë.

Pas ndeshjes, portieri i dytë në PSG, Sergio Rico Gonzales ka falënderuar bashkëlojtarin e tij në rrjetin e tij social në instagram.

“Faleminderit nga thellësia e zemrës Keylor Navas dhe Mbappe. Përpara PSG”, ka shkruar ai./Lajmi.net/