Gjigantët e Serie A në garë mes vete për yllin e kombëtares së Italisë

AC Milan, Inter, Roma dhe Napoli po monitorojnë nga afër situatën e Andrea Belottit në klubin e Torinos, i cili nuk ka dhënë ndonjë shenjë për rinovim të kontratës.

Sport

10/03/2021 17:36

Tuttosport raporton se Torino mund të mbetet pa sulmuesin e tyre kryesor, kjo pasi Andrea Belotti po kërkohet nga gjigantët e Serie A, përcjell lajmi.net.

Reprezentuesit të Italisë, Belotti, do t’i mbarojë kontrata në qershor të 2022-tës dhe ai mund të largohet përfundimisht nga Torino këtë verë.

Disa nga klubet më të mëdha në Itali, sikurse Milani, Interi, Roma e Napoli, kanë shprehur interesim për të siguruar shërbimet e 27 vjeçarit.

Këtë sezon, Belotti ka arritur shifrën e 11 golave në Serie A, duke treguar akoma formën e tij të lartë në Itali./Lajmi.net/