Kompania e filmave për të rritur i ofron Interit marrëveshje sponsori

Inter ka pranuar një ofertë prej 23 milionë euro nga kompania për filma të rritur 'Stripchat'.

Sport

10/03/2021 14:32

“Neurazzurët” do ndryshojnë sponsorin historik Pirelli dhe sipas The Sun, së fundmi kanë pranuar një ofertë nga kompania e filmave për të rritur ‘Stripchat’, transmeton lajmi.net.

Thuhet se propozimi është në vlerën e 23 milionë euro në vit, por thuhet se gjiganti italian kërkon marrëveshje rreth 30 milionë euro për vit për ta zëvendësuar Pirellin në edicionin 2021/22.

“Jemi në bisedime me Antonello, Marotta dhe drejtorët e tjerë të Interit. Ne nuk do jemi sponsor i Interit më, por lidhja jonë me klubin do vazhdojë”, kishte deklaruar drejtori i Pirellit, Marco Tronchetti Provera gjatë muajit shkurt.

Drejtorët e Interit janë duke shikuar për partnerë që të fitojnë ndihmë nga ana financiare sepse thuhet se iu duhen 200 milionë euro, që të dalin nga kriza financiare./Lajmi.net/