Tuchel dëgjohet duke i bërtitur Wernerit, mësohen saktësisht fjalët që i tha

Menaxheri i Chelsea, Thomas Tuchel, ka pasur një reagim të ashpër ndaj lojtarit të tij Timo Werner.

Sport

09/03/2021 18:13

Në ndeshjen e fundit ndaj Evertonit, të cilën e fituan me rezultat 2-0, Tuchel u dëgjua duke i bërtitur Wernerit, transmeton lajmi.net.

“Timo, sa kohë po qëndron në të majtë?Ju jeni duke luajtur në të djathtë! 15 minutat e fundit keni qenë vetëm në të majtë! A nuk e kuptoni?” – u dëgjua Tuchel duke i thënë lojtarit të tij.

Gjermani mbeti i hutuar nga vendimet e Werner duke injofruar udhëzimet e dhëna nga trajneri.

Chelsea janë në një rrugëtim shumë të mirë, duke mos pasur asnjë humbje në 11 ndeshjet e tyre të fundit./Lajmi.net/