Inter triumfon edhe ndaj Atalantas, ‘blindon’ kreun

Inter ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi kundër Atalantas, ndeshje e vlefshme për xhiron e 26-të në Seria A.

Sport

08/03/2021 22:39

“Neurazzurët” fituan me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi me lojë mjaftë ofensive për dy skuadrat, sidomos nga mysafirët që rrezikuan më shumë, por nuk mund t’i konkretizojnë rastet.

Kështu që, pjesa e parë, u mbyll me rezultat ashtu siç nisi.

Në pjesën e dytë, djelmoshat e Contes ishin me të motivuar dhe gjetën golin për Milan Skriniar që realizoi pas një ‘tollovie’ të shkaktuar në mbrojtjen e Atalantas.

Ky gol doli të jetë i vetmi në ndeshje, por që për Interin vlen tri pikë.

Me këtë fitore, Inter distancohet në krye, me 62 pikë, gjashtë më shumë se Milan që renditët në pozitën e dytë, derisa Atalanta gjendet në pozitën e pestë me 49 sosh./Lajmi.net/