Besnik Krasniqi arrin një rekord tek Prishtina
Mbrojtësi i Prishtinës, Besnik Krasniqi, ka arritur një rekord të ri në klub, pas rikthimit të tij.
Sport
Besnik Krasniqi po duket si një lojtar i “rilindur” që nga rikthimi i tij tek skaudra e Prishtinës, transmeton lajmi.net.
Krasniqi, aktualisht është golashënuesi i dytë në histori të klubit i cili është aktiv tek Prishtina.
Mbrojtësi i rikthyer sivjet në skuadër, është duke e zhvilluar sezonin e gjashtë me ekipin me të cilin nisi karrierën e futbollistit.
Krasniqi, pas rikthimit në skuadër, ka shënuar 6 gola, ndërsa në pesë edicionit e kaluara (2008-2013) kishte shënuar edhe 16 gola tjerë.
Me 22 golat e shënuar, tani Besnik Krasniqi është momentalisht nga futbollistët aktiv i dyti me më së shumti gola të shënuar pas luftës, vetëm Gauthier Mankenda ka më shumë, 30 gola.
Megjithatë është 38 gola larg golashënuesit më të mirë të skuadrës pas luftës, Sheremet Isufit me 60 gola të shënuar.
Besnik Krasniqi me Prishtinën me edicionin e tij të gjashtë me skuadrën bardhekaltër ka arritur në shifrën prej 161 ndeshjeve në tre gara zyrtare./Lajmi.net/