Benzema: Jam i lumtur me rezultatin, mund ta fitojmë ligën

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është deklaruar pas barazimit me rivalin lokal, Atletico.

Sport

07/03/2021 19:00

Francezi shënoi golin në fundin e ndeshjes që t’i ndihmojë “Los Blancos” të arkëtojnë një pikë, përcjellë lajmi.net.

Benzema tha se është i lumtur me rezultatin dhe beson se mund ta fitojnë La Liga-n këtë edicion.

“Kam parë që prekja me dorë është penallti në 90 për qind të rasteve. Jam i lumtur me rezultatin, pjesa e parë ishte e tyre, e dyta e jona”.

“Liga ende s’ka mbaruar, ne mund ta fitojmë atë”, deklaroi ai.

Momentalisht, Atletico është lider në tabelë me 59 pikë të tubuara, pesë më shumë se Real Madrid, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/