Pas Sanremos, Ibrahimovic bashkohet me skuadrën në Verona
Zlatan Ibrahimovic ka përfunduar aventurën e tij në Festivalin e muzikës në Sanremo dhe është bashkuar me skaudrën.

Sport
Zlatan Ibrahimovic është bashkuar me bashkëlojtarët e skuadrës në Verona pasi morri pjesë në të pesë netët e festivalit të muzikës Sanremo, ku ishte në cilësinë e bashkëprezantuesit televiziv aty, transmeton lajmi.net.
Suedezi pësoi lëndim kundër Romës javën e kaluar dhe pritet të humbasë të paktën katër ndeshje, përfshirë ndeshjen e parë të Europa League kundër Manchester United.
Sipas “Calciomercato”, tani me detyrat e tij të prezantimit që kanë mbaruar, Ibrahimovic u është bashkuar shokëve të tij të skuadrës në hotelin e tyre në Verona.
“Rossonerët” po përballen me mungesa të shumta, përpos Ibras, Mandzukic, Rebic, Bennacer do mungojnë dhe Hernandez dhe Tonali do të jenë në stol./Lajmi.net/