Bella Hadid dhe Carla Bruni bëhen bashkë për një set fotografik, duken si binjake

Bella dhe Carla pozuan për "Burberry".

ShowBiz

04/03/2021 23:44

Bella Hadid dhe Carla Bruni kanë befasuar duke u shfaqur së bashku në setin e ri fotografik, të realizuar për “Burberry”, shkruan lajmi.net.

Dyshja u shfaqën me kostume të ngjashme nga koleksioni i ri i “Burberry”, por e gjithë vëmendja ishte tek ngjashmëria e madhe mes tyre.

Carla dhe Bella në njërën foto pozuan me një burrë, të dyja kishin veshur fustane të bardha dhe vënë në pah këmbët seksi.

Kurse, në foton tjetër, ato u shfaqen me kostume ngjyrë kafeje, Bella me pantallona, ndërsa Carla me minifund. /Lajmi.net/