Ancelotti: Dua që Milan të fitojë Scudetto, Inter ka skuadër të fortë

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti ka thënë se dëshiron që AC Milan të fitojë Scudetto këtë edicion.

Sport

04/03/2021 15:50

Milan dje bëri një hap mbrapa në garën për titull duke barazuar me Udinesen, gjë që do të jetë ndihmë e madhe për “Neurazzurët”, transmeton lajmi.net.

I pyetur nga Sky Sports, se cilën skuadër e mbështet, Ancelotti tha për ish klubin e tij.

“Do jetë garë deri në fund, por shpresoj që Milan ta fitojë Scudetto. Inter ka skuadër të fortë dhe jam i sigurt se Antonio Conte nuk do ta mbështes këtë dëshirë”, tha ai.

Inter është lider në Seria A me 56 pikë, tri më shumë se Milan që ka një nedshje me shumë të zhvilluar, derisa Juventus renditët në pozitën e tretë me 49 pikë./Lajmi.net/