Chelsea me mungesa të mëdha për ndeshjen ndaj Liverpool
Menaxheri i Chelsea, Thomas Tuchel, ka njoftuar se do të kenë disa mungesa për ndeshjen ndaj Liverpool.
Sport
Liverpool do të mirëpres në Anfield më 4 mars Chelsean për ndeshjen e ardshme në Premierligë, shkruan lajmi.net.
Ndërkohë, Tuchel ka konfirmuar se Thiago Silva nuk është rikthyer në stërvitje dhe kësisoj nuk është i gatshëm.
Ai gjithashtu shtoi se Tammy Abraham ka një problem të vogël dhe mund të mos paraqitet nga minuta e parë.
Pas Liverpoolit, ndeshja e ardhshme për Chelsean do të jetë ndaj Evertonit, kur mund të shohim edhe rikthimin e Silvas./Lajmi.net/