Tuchel zbulon bisedat me Klopp dhe Guardiolan para se të bashkohej me Chelsea
Menaxheri i Chelsea, Thomas Tuchel, ka zbuluar bisedat që ai ka pasur me Jurgen Klopp dhe Pep Guardiolan përpara se të bashkohej në Premierligë.
Sport
Tuchel ka zëvendësuar Frank Lampardin në janar pasi ky i fundit mori rezultate të padëshiruara në klub, transmeton lajmi.net.
Tani Chelsea janë duke shijuar një formë të mirë, ku edhe kanë fituar ndeshjen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve, 1-0, ndaj Atletico Madrid.
Menaxheri i Bluve të Londrës tregon se ka pasur disa biseda përpara se të bashkohej në Premierligë. “Kam biseduar me Pep Guardiolën dhe Jurgen Klopp dhe i pyeta se si është të jesh në këtë ligë”, tha ai.
Tuchel tregon tutje se ka një lidhje të mirë me Kloppin dhe beson se ky i fundit nuk dëshiron të ndeshet me të. “Nuk jam i sigurte nëse Klopp dëshiron të luajë ndaj meje, jo po bëj shaka vetëm se është gjithnjë një ndjenjë e mirë të takosh atë dhe në të njëjtën kohë shumë e vështirë të luash ndaj tij”, u shpreh ai.
Liverpool dhe Chelsea do të takohen më 4 mars në kuadër të Premierligës./Lajmi.net/