Juventus rikthehet te fitorja, mposht lehtësisht Spezian

Pas katër ndeshjeve pa fitore, Juventus më në fund ka arritur të arkëtojë pikë të plota në shtëpi ndaj Spezias, duke fituar 3-0.

Sport

02/03/2021 22:38

Alvaro Morata në minutën e 62-të hapi serinë e golave pas një asistimi të Federico Bernardeschi, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, epërsinë e dyfishoj Federico Chiesa, duke shënuar një gol mjaftë të bukur me thembër.

Cristiano Ronaldo shënoi në minutat e fundit të ndeshjes për t’i dhënë epilogun përfundimtar këtij takimi.

Pas kësaj fitore, Zonja e Vjetër tani ka 49 pikë dhe është shtatë pikë larg vendit të parë.

Spezia në anën tjetër humbi një penallti në sekondat e fundit të ndeshjes./Lajmi.net/

Goli i Alvaro Moratës

Goli i Chiesas:

Goli i Ronaldos:

/Lajmi.net/