Alarm i kuq për Juventusin: Telashe për De Ligt, dyshohet se është lënduar

Pak minuta para se të fillonte ndeshja mes Juventus dhe Spezia (20:45), dyshohet se De Ligt është lënduar.

Sport

02/03/2021 20:21

Holandezi po përfundonte stërvitjet përpara ndeshjes, kur është parë duke shkuar në dhomat e zhveshjes, shkruan lajmi.net.

Ai raportohet se kishte një lëndim përpara ndeshjes, por nuk pritej të jetë kaq serioz.

Tani, ai është larguar në dhomat e zhveshjes për të biseduar me Andrea Pirlon.

Në anën tjetër, Frabotta pritet të startojë nga fillimi pas lëndimit të tij./Lajmi.net/