Frape me bazë agrumesh për një dozë të mirë vitaminash, magnezi e kaliumi
Është e pasur në sheqerna natyrale dhe fibra.
Lifestyle
Në këtë sezon ka me bollëk agrume e banane e jo në pak raste na ka ndodhur t’i hedhim edhe në plehra për shkak se nuk i kemi ngrënë dot të gjtiha.
Por me portokajt e mandarinat, banane e dardhë mund të përgatisim në shtëpi një frape shumë të shëndetshme.
Një përzierje shijesh dhe mirëqenieje me doza të larta magneziumi dhe kaliumi, përveç vitaminave B dhe C, perfekte për të pastruar organizmin dhe për t’i dhënë energji gjithë trupit.
Përbërësit
Lëngu i tre portokajve ose mandarinave
3 banane të mesme
2 dardhë mesatare
1 lugë kafeje mjaltë ose nektar agavia
1 lugë kafeje aromë vaniljeje natyrale
Përgatitja:
Bashkoni në frulator lëngun e portokallit, bananet e qëruara dhe të prera në copa, dardhët të cilave u keni hequr meset dhe i keni prerë në copa, mjaltin e vaniljen dhe më pas frulojini me shpejtësi të lartë përreth 30 sekonda derisa të keni marrë një komposto kremoze.
Shijojeni frapenë ngadalë në mënyrë që të favorizoni tretjen: është e pasur në sheqerna natyrale dhe fibra. /Lajmi.net/