Qofte vegjetariane me perime; receta e thjeshtë dhe e shijshme
Dreka plotë shëndet.
Lifestyle
Përbërësit:
2 kungulleshka të mëdha
2 vezë
2 qepe te njoma
250 gr miell
djathë të coptuar
kripë dhe piper i zi
majdanoz
pluhur për ëmbëlsira
Përgaditja:
1. Kungulleshat i grini në rende dhe i kriposni.
2. Pas 10 minutash kullojani mirë tepricën e ujit.
3. Shtoni qepen e grirë në rende, pastaj djathin, vezët, majdanozin, miellin, pluhurin e ëmbëlsirave dhe pak piper.
4. Tërë këtë masë përzieni mirë dhe fërgojeni në tigan në vaj të nxehtë.
5. Bëni gati petullat dhe vendosni në salveta që teprica e ujit të kullohet, pastaj qitni djathin e grirë në rende.
6. Mund t’i servirni me ajkë apo jogurt. /Lajmi.net/