Rukiqi pyet IKSHPK-në dhe Qeverinë: Pse nuk u ashpërsuan masat antiCovid gjatë fushatës

Rastet me Covid-19 në Kosovë javën e fundit kanë shënuar rritje të dukshme.

Lajme

26/02/2021 16:31

E IKShPK i ka rekomanduar qeverisë që të ashpërson masat antiCovid.

Por kjo ka ngjallur pakënaqësi te bizneset.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, përmes një statusi në Facebook, ka pyetur institucionet shtetërore, se pse nuk u ashpërsuan gjatë fushatës, por u lejuan që të shkelet çdo masë.

Madje thirrjen e IKSHPK-së për ashpërsim të masave, Rukiqi po e quan hipokrizi.

Ky është reagimi i tij:

Pse nuk u ashpërsuan gjatë fushatës. Pse u lejua që pamëshirshëm të shkelet çdo masë, në tubimet parazgjedhore? Tash prapë kthehemi te “fajtori kujdestar”: BIZNESET #hipokrizi./Lajmi.net/