Të gjitha skuadrat që siguruan kualifikimin tutje në Europa League

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet në kuadër të 1/16 të Europa League.

Sport

25/02/2021 23:02

Tani kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e 1/16 të Europa League. Ajaxi, Shakhtar Donetsk, Granada, Molde, Villarreal, Rangers dhe Arsenali do t’ju bashkangjiten Tottenham Hotspur në 16 më të mirat në kuadër të Europa League, transmeton lajmi.net.

Milan, Roma, Young Boys, Dinamo Kyiv, Dinamo Zagreb, Slavia Prague, Manchester United dhe Olympiacos janë skuadrat që kanë sigurar kalimin tutje në kuadër të Europa League.

Milani barazoi me Crvena Zvezdan, por “Rossonerët” siguruan kualifikimin tutje pasi shënuan dy gola në Beograd. Roma ka mposhtur Bragan sigurt, ndërsa Bayer Leverkusen u eliminua nga Young Boys.

Club Brugge u eleminua nga Dinamo Kyiv, ndërsa skuadra kroate, Dinamo Zagreb ka eliminuar Krasnodarin.

Leicester City është shtangur nga Slavia Prague, çekët eliminuan anglezët në King Power Stadium.

Manchester Untied avancon sigurt duke eliminuar Real Sociedad, ndërsa Olympiacos ka eliminuar PSV Eindhoven./Lajmi.net/