Zbulohen 7 variante të reja të koronavirusit në SHBA
Mbikëqyrja e rritur ndërkombëtare mbi variantet e koronavirusit po nxjerr në dritë versione të tjera të pabotuara të virusit, por që ndan të njëjtat karakteristika.
Bota
Në hulumtimet paraprake të postuara në medRxiv, një grup virologësh nga Universiteti Shtetëror i Luizianës theksuan praninë e 7 llojeve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, të gjitha karakterizohen nga mutacione të ngjashme në proteinat Spike, zinxhirët e 1200 aminoacideve (blloqet ndërtuese të proteinave) që mbulojnë sipërfaqen e virusit dhe e lejojnë atë të infektojë qelizat. Variantet e virusit të gjurmuara, ndërsa evoluojnë në kohë dhe vende të ndryshme, ndajnë një mutacion gjenetik që modifikon numrin 677të aminoacideve (mutacioni quhet Q677P), raporton A2.
Shtatë variantet u shfaqën midis gushtit dhe nëntorit 2020, si edhe midis 1 dhjetorit 2020 dhe 19 janar 2021. Mutacioni Q677P karakterizoi pothuajse 28% të rasteve të kovideve të studiuara në detaje në Luiziana, dhe 11% të atyre në Neë Mexico, por përqindja e mostrave virale të sekuencave mbetet edhe në SHBA jashtëzakonisht e ulët, më pak se 1% e totalit.
Lajmet për variantet e reja vijnë gjithashtu nga Mbretëria e Bashkuar, ku po përhapet me karakteristikat e “variantit anglez” B.1.1.7, më i transmetueshëm, por gjithashtu që mban mutacionin E484K, i cili mund të ndihmojë virusin të shmangë mbrojtjen imune të trupit të njeriut. Ky mutacion gjendet edhe në variantet e Brazilit dhe Afrikës së Jugut. Një tjetër “hibrid”, si më i transmetueshëm dhe më rezistent ndaj antitrupave, është shfaqur gjithashtu në Kaliforni, ku rastet e fundit vërshuan në qytetin e Los Anxhelos./Lajmi.net/