PSG i bashkohen garës për të nënshkruar me mesfushorin e Liverpoolit
PSG dhe Barcelona do të 'luftojnë' me njëra tjetrën për të siguruar shërbimet e lojtarit të Liverpoolit,Georginio Wijnaldum.
Sport
Paris Saint-Germain raportohet se iu është bashkuar garës për të nënshkruar me mesfushorin e Liverpoolit, Wijnaldum, transmeton lajmi.net.
Barcelona ka shprehur interesim gjatë afatit kalimtar të janarit për të nënshkruar me Wijnaldum, mirëpo tani do të gjejë konkurrencë edhe me PSG.
Gini luajti një rol kyç në planet e Jurgen Klopp, por tani nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme.
Le Parisien raporton se PSG do mundohet të transferojë gjatë verës 30 vjeçarin dhe duke konsideruar problemet financiare të Barcelonës, një transferim i tillë është shumë i mundshëm./Lajmi.net/